Sipas Shqiptarja, dosja e Belinda Ballukut përfshin 31 të pandehur, mes tyre pesë ndërtues dhe dy kompani private. Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në nëntë tendera, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Arbër Abazi akuzohet për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se i dha Ballukut një vilë në Palasë në këmbim të tenderit të Lotit 7 të Unazës së Madhe.
Pandeli Carapuli akuzohet për pastrim parash lidhur me vilën në “White Rocks”, në Dhërmi. Akuza për pastrim parash përmenden edhe ndaj Igli Tares, Joana Bushit dhe kompanisë “Eurocol”, ndërsa “Alko Impex General Construction” akuzohet për korrupsion aktiv.
Për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe Artan Sako, Paqsor Buzi dhe Ram Geci.
Ervis Berberi përballet me akuza për shkelje në nëntë tendera. Mbi dhjetë persona akuzohen për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogorasë, mes tyre ish-sekretarja e Përgjithshme e MIE-së, Viola Haxhiademi.