“Në orën 12:00…” Berisha bën njoftimin e papritur, çfarë pritet të ndodhë nesër?

Sali Berisha ka ftuar anëtarët dhe mbështetësit e PD-së,

si dhe qytetarët nga mbarë vendi, t’i bashkohen protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të studentëve.

“Studentët në revoltën e tyre shumëditore kanë dëshmuar guximin e paparë ndonjëherë të qytetarëve në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Studentët në revoltën e tyre kanë gjunjëzuar narkoshtetin jo një, por disa herë”, deklaroi ai.

Berisha akuzoi Edi Ramën se është përpjekur të njollosë protestën dhe pretendoi se policia ka përdorur dhunë të pajustifikuar, përfshirë përdorimin e armëve në kundërshtim me ligjin.

Sipas tij, pretendimet e Ramës për përfshirjen e ANTIFA-s nuk janë besuar nga opinioni ndërkombëtar.