“55 vite duke shpenzuar 50 mijë euro çdo ditë”/ Fjoralba zbërthen shifrën tronditëse për Ballukun

Fjoralba Ponari ka ironizuar akuzat ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku për tenderat dhe ka kritikuar propozimet e reja fiskale të qeverisë.

“Dje po shihja deklaratën e Lalës për ish-numrin dy të qeverisë, që akuzohet për abuzime me tendera, deri në vlerën e 1 miliard eurove. Një miliard euro. Njëshi me nëntë zero mbrapa. E di sa i duhet një njeriu që të shpenzojë 1 miliard euro? I duhen 55 vite jetë, ku çdo ditë të shpenzojë 50 mijë euro. Pa bërë asgjë, pa shtuar as edhe një cent në pasurinë e saj. 55 vite, ku ditën duhet ta ketë kuotën e shpenzimeve 50 mijë euro. Ejj…”, shprehet ajo.

“Me pafytyrësinë më të madhe, propozojnë taksa të tjera!”, ka shkruar Ponari për paketën fiskale.

Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me taksimin e influencerëve, kategori ku bën pjesë edhe moderatorja.