Elijona ka shpjeguar në “25 Pyetje” të Prive By LS pse mungoi në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës.
“Ftesën e kam marrë, kam pasur shumë qejf të jem e pranishme, unë vdes për dasma. Kam pasur plan të vij, mirëpo emri im nuk ka qenë në listë për shkak të disa gjërave që i kam marrë vesh më vonë dhe kam ndaluar”, u shpreh ajo.
“Unë nuk kam qejf të shkoj në një vend kur e di që prezenca ime i pengon dikujt apo disave. Vendosa të rri vetë, nuk jam askush t’ia prishë kënaqësinë dikujt tjetër”, shtoi Elijona, pa përmendur emra.
Ajo e cilësoi dasmën shumë të bukur dhe i uroi çiftit jetë të gjatë e të lumtur së bashku.