Sondazhi që TR0NDIT PS-në dhe PD-në/ Sondazhieri i “Ramës”: Nëse Shqiptarët do votonin sot, ja kush i fiton zgjedhjet

Sondazhi që TR0NDIT Ramën dhe Berishën/ Sondazhieri i “Ramës”: Nëse Shqiptarët do votonin sot, ja kush i fiton zgjedhjet

Pothuajse një e treta e të anketuarve janë të gatshëm të votojnë një parti të re, nëse krijohet, sipas një sondazhi elektronik të Eduard Zaloshnjës me 1,326 banorë të rritur të Shqipërisë. Një në dhjetë nuk do të votonte as për të, as për partitë ekzistuese.

Sipas Zaloshnjës, pyetësori u shpërnda me SMS të rastësishme dhe u plotësua anonimisht. Kampioni u kalibrua statistikisht, me marzh gabimi të deklaruar ±2.7%.

Gatishmëri për partinë e re shprehin rreth 20% e ish-votuesve të PS-së, 30% e atyre të PD-ASHM-së dhe 30% e votuesve të partive të vogla. Mbështetja arrin pothuajse 60% mes atyre që nuk votuan vitin e kaluar.

Megjithatë, sondazhi mat gatishmërinë për një subjekt hipotetik, drejtuesit dhe profili i të cilit nuk njihen nga të anketuarit. Sipas Zaloshnjës, mbetet të shihet nëse do të krijohet një grup i organizuar që ta kthejë këtë gatishmëri në vota.