E FUNDIT: Pagë çdo muaj për fëmijët/ Rama prezanton skemën e re që prek mijëra familje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se buxheti i ri parashikon kthimin e bonusit të bebes në mbështetje mujore për fëmijët.

“Ne sot kemi në subvencionim nënat e papuna që rrisnin fëmijë të mitur dhe janë kryefamiljare. Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta transformojmë në skemë mbështetjeje për fëmijët çdo muaj, që të ndikojmë në të ardhurat e familjeve. Po nuk mjafton.”

Sipas tij, mbështetja financiare për studentët nga familjet në nevojë do të rritet me më shumë se dyfish, duke arritur në gjysmën e pagës minimale.