Zbulohet e shkuara e errët e banores së BBVK5: U braktis në rrugë kur ishte foshnje

Shqiponja, banorja e “Big Brother VIP Kosova 5”, kishte rrëfyer në shkurt 2025 për “Prive By LS” se ishte braktisur nga prindërit biologjikë menjëherë pas lindjes.

Sipas saj, një polic e kishte gjetur në rrugë dhe më pas ishte adoptuar nga një familje. Për shumë vite nuk kishte qenë në dijeni se ishte e adoptuar.

Në kohën e intervistës, vajza nga Drenasi kishte rreth dy vite që kërkonte prindërit biologjikë, ndërsa shprehej mirënjohëse ndaj familjes që e rriti.

Sipas emisionit, publikimi i historisë së saj ndihmoi në ritakimin e një nëne me vajzën e saj në një rast tjetër, pas 20 vitesh ndarje.