Ish-nënkryetari i Kamzës, Vendim Demaj, ka kritikuar Flamur Nokën pasi ky kundërshtoi emërimin e një 24-vjeçari si zëvendësdrejtor i Portit të Durrësit dhe propozimin e një 26-vjeçareje si ambasadore në Katar.
“Sot analfabeti mallështor paska reaguar për emërimet e 2 patronazhistëve adoleshentë që regjimi paska emëruar në poste me shumë përgjegjësi, por ky pervers që i mendon shqiptarët trushpërlarë siç është vet”, shkruan Demaj.
Duke risjellë një dokument, ai pretendon se Noka, kur ishte ministër i Brendshëm, emëroi këngëtaren Greta Koçi drejtoreshë në moshën 22-vjeçare.
“[…] harron se në vitin 2013 kur ky ordiner analfabet ishte Ministër i Brendshëm, emëroi një pjeshkë adoleshente vetëm 22 vjeçare në posti e Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëveshjeve”, vijon Demaj.
