Arben Ahmetaj ka ngritur në Syri TV akuza ndaj Edi Ramës për përdorimin e institucioneve në interesa kriminale e financiare dhe për keqpërdorimin e të dhënave personale.
“Edi Rama ka krijuar organizatës katër depozita të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me Plaçkicën, AKSHI, kopshti privat i tij, dhe shtatë-tetë vitet e fundit shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër siç e diskutuam, edhe për ëh tagmën e tokave. Ju e dini, unë ju tregova. Thotë, në emailin tim, 1000 Nesti Angoni dërgojnë denoncime.”
“Pra ju po thoni, Erjon Veliaj, Belinda Balluku, AKSHI dhe Ogerta Manastirliu janë…”, u pyet ai.
“Janë depozita. Kjo është arsyeja, kjo është arsyeja pse ka, është sjellë ndryshe me ata dhe ndryshe me mua. Kjo. Pyetja jote ishte pse ata i mbron? Unë do isha i turpëruar të më mbronte një organizatë”, u përgjigj Ahmetaj.
Në një tjetër intervistë, ai ngriti akuza edhe për administrimin e të dhënave personale:
“Unë kam këtu dosjet edhe letra. Unë e kam luftuar aq sa ç’kam mundur, kthimin e Shqipërisë në një republikë narko-trafikante. Që nga 2014-a, që nga 2015-a. Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të Tatimit të Vlerës së Shtuar, në dorë të privatëve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve. Siç janë të dhënat personale. E di ti, zoti Peka, çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri? Përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka, ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Por policisë është e përfshirë, kupola e policisë. Nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo. A janë futur duart në TIMS? Po mo. A, një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po. A janë përdorur këto të dhënat personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur.”