Gjilani u trondite/ Babë e bijë gjenden të vdekur në Demiraj, dalin detajet e para

Adonis Demiri, 27 vjeç, dhe vajza e tij rreth tre muajshe janë gjetur të vdekur më 1 nëntor në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit. Rasti është raportuar rreth orës 08:47.

Policia ka arrestuar babanë e 27-vjeçarit, Brahim Demirin, 65 vjeç. Ai është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Sipas dyshimeve të raportuara, 27-vjeçari dyshohet se ka vrarë foshnjën, ndërsa babai i tij dyshohet se më pas ka vrarë të birin. Këto rrethana nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga hetuesit.

Rasti është rikualifikuar në “Vrasje e rëndë”. Trupat janë dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësive vazhdojnë. /Insajderi/