Tragjedia që tronditi Gjilanin/ Ja ku u gjetën të vdekur babai dhe vajza e tij

Një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur të vdekur

brenda një shtëpie në fshatin Demiraj të Gjilanit. Rasti është raportuar më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47.

Sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar babai i 27-vjeçarit, 65 vjeç, i cili është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Rasti po hetohet si “Vrasje e Rëndë”. Trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Policia nuk ka publikuar zyrtarisht emrat e të përfshirëve, motivin e mundshëm apo mënyrën se si kanë ndodhur ngjarjet.