O Zot i madh.. Zbulohet vendimi tronditës që mori nëna para vr’asjes së foshnjës në Gjilan

Adonis Demiri, 27 vjeç, dhe vajza e tij tremuajshe u gjetën të vdekur më 1 nëntor në Demiraj të Gjilanit. Babai i 27-vjeçarit, 65 vjeç, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Sipas burimeve të lajmi.net, nëna ishte larguar nga familja disa javë më parë, ndërsa foshnja kishte mbetur me babanë. Pretendohet se Policia ishte në dijeni, por këto rrethana nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Nuk është vërtetuar ndonjë lidhje mes largimit të nënës dhe ngjarjes.

Portali raporton edhe se Adonisi kishte vuajtur burg për vepra penale, përfshirë ato të lidhura me narkotikët, pa paraqitur dokumentacion zyrtar të publikuar.

Trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Shkaqet e vdekjes, kronologjia dhe motivi i mundshëm mbeten nën hetim.