Babai dhe foshnja u gjetën të v’dekur/ Ja si nisi ngjarja e rëndë në Demiraj

Adonis Demiri, 27 vjeç, dhe foshnja e tij u gjetën të vdekur më 1 nëntor në një shtëpi në Demiraj të Gjilanit. Policia u njoftua për rastin rreth orës 08:47.

Sipas gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj, rasti fillimisht u regjistrua si “Vdekje e dyshimtë”, por më pas cilësimi ndryshoi, pas dyshimeve për një ngjarje penale brenda familjes.

Është arrestuar babai 65-vjeçar i të riut, i cili është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Shkaqet dhe mënyra e vdekjes nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hetimet vazhdojnë.