Dalin detajet rrëqethëse nga vr’asja e dyfishtë në Gjilan, ja çfarë u zbulua

Adonis Demiri, 27 vjeç, dhe vajza e tij foshnjë u gjetën të vdekur më 1 nëntor në një shtëpi në Demiraj të Gjilanit. Rasti u raportua rreth orës 08:47.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, i arrestuari është Brahim Demiri, 65 vjeç, babai i Adonisit dhe gjyshi i foshnjës. Ai është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Të njëjtat burime thonë se nëna e foshnjës nuk jetonte me ta. Nuk janë publikuar të dhëna që e lidhin këtë rrethanë me ngjarjen.

Trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Shkaqet e vdekjes, kronologjia dhe përgjegjësitë eventuale mbeten nën hetim.