“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”/ Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës së saj

Arjola Demiri ka folur në “Grida Duma Podcast” për vështirësitë gjatë martesës dhe divorcit, duke treguar se historia e Arlinda Zekajt i kujtoi përjetime personale.

“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, u shpreh aktorja.

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës! Kur gjakrat ndizen…”, shtoi ajo.

Demiri pretendoi se gjatë divorcit nuk kishte gjetur mbështetjen e psikologes dhe punonjëses sociale: “Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?”