Nga sot ndryshojnë rregullat në Zvicër/ Ja çfarë duhet të dini

Nga 1 nëntori 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi ndryshime për dokumentet e identitetit, të dhënat e pasagjerëve ajrorë, bashkëpunimin policor dhe bujqësinë.

Nga 2 nëntori mund të aplikohet për kartën biometrike me çip, fotografi dhe dy gjurmë gishtërinjsh. Karta pa çip mbetet alternativë, ndërsa dokumentet ekzistuese vlejnë deri në skadim. Pasaportat e përkohshme do të quhen “pasaporta emergjente”. Tarifat nuk rriten.

Ligji për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve ajrorë hyn në fuqi më 1 nëntor, por zbatimi operacional nis më 1 shkurt 2027. Ai parashikon transmetimin e të dhënave nga kompanitë ajrore për luftimin e terrorizmit dhe krimeve të rënda.

Ndryshimet në Sistemin Informativ të Schengenit përcaktojnë më qartë administrimin dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet autoriteteve pjesëmarrëse.

Në bujqësi, fermat klasifikohen në dy kategori: të lira nga diarrea virale e gjedhit (BVD) ose pa këtë status. Për të dytat vazhdojnë masat e kontrollit. Sipas autoriteteve, mbi 99% e fermave të gjedhit janë të lira nga BVD. /albinfo/