53-vjeçari U. F. ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një kafshë e egër, ndoshta ari.
Rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës njoftoi Policinë se familjarët kishin kërkuar ndihmë urgjente mjekësore. Shërbimet policore dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje, ku konstatuan se ai kishte humbur jetën nga plagët e marra.
Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për sqarimin e rrethanave.