Del “sekreti” i Mimoza Ahmetit/ Projekti i ri që askush nuk e priste

Çfarë ndodh kur Mimoza Ahmeti dhe Ari Bakalli vendosen përballë njëri-tjetrit? Me shumë gjasë, një bisedë që mund të marrë çdo drejtim, përveçse atij që presim.

Mimoza Ahmeti dhe Ari Bakalli do të kenë një program të përbashkët në Andale Media. Projekti u prezantua përmes një videoje në Instagram, ku të dy shfaqen përkrah themelueses së medias, Dalina Buzi, mes humorit dhe batutave.

Ahmeti vjen pas fitores në edicionin e tretë të “Ferma VIP”, ndërsa Bakalli njihet nga pjesëmarrja në “Big Brother 2” dhe diskutimet televizive.

Për momentin, Andale nuk ka zbuluar emrin, përmbajtjen apo datën e nisjes së programit.