Lajm i rëndë për Elsa Lilën/ Pas vr’asjes së nënës, një tjetër tragjedi godet familjen

Elsa Lila ka publikuar një mesazh lamtumire për dajën e saj, avokatin Saimir Vishaj, i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.

“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde Daja Saimir! Me hidhërim të thellë ku presim në Funeral Alba 2000 për Përshëndetjen e fundit”, shkroi këngëtarja.

Vishaj kishte kaluar probleme të rënda shëndetësore. Pak ditë para vdekjes ishte rrëzuar në banesë dhe kishte përfunduar në gjendje kritike, pa mundur të mbijetonte pavarësisht trajtimit mjekësor.

Ai ishte vëllai i Eva Vishajt, nënës së Elsës, e vrarë më 23 maj 1997. Këngëtarja, atëherë 15 vjeçe dhe në Itali, ka rrëfyer se nuk mundi të kthehej për lamtumirën e fundit për shkak të mbylljes së kufijve.

Saimir Vishaj ishte angazhuar ndër vite në betejën ligjore për drejtësi për motrën, çështja e së cilës kaloi në disa procese dhe rigjykime.