Akili ka treguar para banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5” se Nichi ishte ankuar në Dhomën e Rrëfimit pas një diskutimi mes tyre.
Sipas versionit të tij, produksioni e kishte thirrur më pas edhe atë dhe i kishte kërkuar të mos e ngacmonte më reperin.
“Po më duket vetja si në shkollë fillore”, është shprehur Akili, duke treguar pakënaqësinë për mënyrën si ishte trajtuar mosmarrëveshja.