Behare Maksutaj, banore e “Big Brother VIP Kosova”, është nga Deçani dhe jeton prej vitesh në Zvicër. Në vitin 2020 fitoi titujt “Miss Shqiptarja në Botë” dhe “Miss Eleganca”.
Ajo është nënë e dy fëmijëve, një djali 11-vjeçar dhe një vajze. Në një intervistë të mëhershme kishte treguar se u bë nënë në moshë të re dhe për një kohë e la mënjanë modelingun.
Brenda shtëpisë, raporti i saj me Fuegon ka tërhequr vëmendje. Me votat e banorëve, dyshja u zgjodh “Miss dhe Mister VIP Kosova”.