Në një bisedë me Norën në “Big Brother VIP Kosova 5”, Fuego foli për fillimet në muzikë dhe tri mbidozat që thotë se ka përjetuar.
“Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet. Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru”, rrëfeu Fuego.
“I kom tri vdekje klinike me 26 vjet, tri overdoza prej abuzimeve… tri herë kam dekë. Krejt ka mi fol se familja jem ka hekë ma së shumti”, u shpreh ai.
Reperi tha se do të tregojë më shumë për jetën e tij gjatë qëndrimit në shtëpi.