Progres-raporti i BE/ Brisida Shehaj skeptike: Ja pse Shqipëria nuk hyn në BE me qeverinë aktuale

Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj tha në një studio televizive se raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë pasqyron shqetësimet e ngritura nga opozita. Sipas saj, me këtë raport Shqipëria nuk mund të integrohet në BE.

“Nëse ti e lexon atë raportin, problematikat që janë aty i ka ngritur opozita prej një viti. Ke çështjen e porteve turistike, dhe ne harrojmë, ata flasin për Porto Romanon, e kanë gjuhën e qartë që të ruhemi nga influencat kriminale, flasin për aministinë fiskale, investimet strategjike.

Shumëçka shqetësime që ka ngrit opozitën. Deri dje opozita ishte injorante dhe paaftë, sot s’është ky superstari edhe pse Kos e Dhalli janë aty. Sot është një fitore e madhe për Shqipërinë.

Me këtë raport s’ka më integrim, dhe kur arrijmë në pikën…kur ata thonë do shikosh edhe marrëveshjet me kompanitë e huaja që i përgjigjen MSA, kemi arrit në pikën që dëgjojhet zeri i opozitës, deri dje nuk ndodhte.
Ndërkombëtarët investuan fuqishëm te SPAK. E vetmja shtyllë që e ka parandalimin e luftimin e këtij sistemi e ka SPAK. Me të gjitha kallëzimet që janë çuar dhe që rrinë me vite, dhe SPAK nëse do kishte vepruar s’do e hidhte aq lehtë firmën Edi Rama.

Ne gënjehemi që ka dosje për korrupsion, s’ka akuza për korrupsionin. Edhe për Ballukun, edhe për vilën e Dhërmiut është parashkruar afati 5-vjecar, dhe mbahet vetëm për pastrim parash.

Sot ke një qeveri me propagandë që ka ulur mallrat e shportës sepse sondazhet e tregojnë si problematikë. Ka një rritje shumë të madhe të çmimeve në tregun me pakicë dhe jo në tregun e importit. Mallrat e importuara qe kanë çmime më të larta janë nga kompani që janë denoncuar dhe që janë monopol.

Kjo tregon se ose qeveria jonë është e lidhur me kartele të caktuara që kanë krijuar monopole dhe oligopole që ne na abuzon. Ose kjo qeveria ka rritur aq shumë kostot e biznesit sa këto arrijnë te këto çmime. Ti ke sot shqiptarë që mbajnë njësi të tilla të pashitura, i ngurtësojnë, ka deformuar tregu nga paratë e krimit, ka rritur kostot e punësimit.”