Bekim Çollaku, ish-shefi i stafit të Hashim Thaçit, tha se marrëveshja me Dhomat e Specializuara për dorëzimin e Thaçit në objektet e EULEX-it
parashikonte që në Presidencë të mos kishte prani policore apo ushtarake.
“Po e zbuloj për herë të parë dakordimin me stafin e Gjykatës Speciale, që të ketë vetëm një makinë me targa civile, me një apo dy personel staf të gjykatës speciale të cilët kanë qenë të obliguar t’i paraprijnë makinës së presidentit Thaçi ku është vetëdorzuar presidenti Hashim Thaçi”, ka thënë Çollaku.