Ori Nebijajt nuk i del inati me Arbana Osmanin, ja çfarë deklaroi këtë herë

Pak ditë pasi tha se ishte zhgënjyer nga Arbana Osmani, Ori Nebijaj u pyet në “Ora News”: “Me Arbana Osmanin çfarë pate?”

“Nuk kam asnjë gjë me askënd, me thënë të drejtën. Unë thjesht, ashtu siç i shpreh mendimet e mia në politikë, ashtu i shpreh edhe në çdo fushë ku kam pasur mundësinë të rritem profesionalisht, siç është edhe media. Dhe nuk është aspak keq të mësohemi të gjithë me faktin që dikush mund të mendojë ndryshe”, u përgjigj Nebijaj.

Në “Goca dhe Gra”, gjatë një bisede me Jonida Maliqin, Nebijaj kishte thënë: “Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”.

Pas asaj deklarate, Osmani publikoi në rrjetet sociale mesazhin: “Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”. Ajo nuk përmendi emra, ndaj nuk dihet nëse mesazhi i drejtohej Nebijajt.

Në korrik, Nebijaj kishte treguar në emisionin “Kampionët e Botës” në TV Klan se nuk komunikonte më me Osmanin. Asnjëra nuk ka treguar publikisht çfarë ka ndodhur mes tyre.