Nëna e gazetarit Elton Tozaj
ka konfirmuar se ai është mirë, pasi disa prej të njohurve të tij thanë se nuk kishin arritur ta kontaktonin prej disa ditësh.
“Po, sapo kam folur me Eltonin. Është mirë nga gjendja shëndetësore”, tha ajo për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.
Në të njëjtin emision, Ilir Vrenozi tregoi se Tozaj nuk i ishte përgjigjur në telefon pasi kishte paralajmëruar një transmetim të drejtpërdrejtë.
“Elton Tozaj bëri shumë armiq me ato që tha. Frika është gjithmonë, sepse është shkëputur kontakti për 2-3 ditë e njerëz jemi, e mendja na shkon për keq”, u shpreh Vrenozi.
“Tozaj tha se në orën 22:00 do të jepte lajme bombë e unë prisja lajme bombë. I shkruajta dhe thashë kushedi, edhe në mëngjes nuk e hapi telefonin. Prapë mendova se kushedi është në ndonjë spital. Iku e mërkura dhe u shqetësova shumë. Shqetësimin tim e kam ngritur në rrjetet e mia. Më kontaktoi dhe Elton Ilirjani, edhe ai ishte në merak”, tregoi ai.
Vrenozi foli edhe për mundësinë që Tozaj të bëhet pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.
“Elton Tozaj më duket se nesër është banori i ri i Big Brother Kosova. Është lajm që është pozitiv. Është me 90 për qind e vërtetë. Më mori në celular një mik dhe më tha këtë lajm, pra do jetë banor i BBVK. Uroj të jetë 100 për qind lajm i vërtetë”, deklaroi Vrenozi.
Produksioni nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Tozajt në spektakël.