Denisa ka treguar në një video se sa fiton nga bashkëpunimet me bizneset në Instagram.
“Mua personalisht minimumi 5 mijë euro në muaj domethënë që janë me kontrata mujore, minimumi”, tha ajo.
Për të ardhurat që siguron me Kozakun nga rrjetet sociale, Denisa shtoi: “Të dy bashkë, bashkë me lekët e TikTok-ut, mund të kemi 40-50 mijë euro të ardhura në muaj”.
E pyetur për të ardhurat vetëm nga transmetimet e drejtpërdrejta në TikTok, ajo u përgjigj: “20-30, minimumi 20 mijë euro po i nxjerr në muaj”.