Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë më 19 dhjetor në Top Channel, me Ledion Liçon sërish si moderator.
Në listën e banorëve të përfolur janë Eugent Bushpepa, Meriton Ademi, Dafine Aliu, Fero, Meriton Rama, Mira Konçi, Robert Berisha, Viola Spiro dhe Syrjan Rahova. Përmenden gjithashtu Negisa Dido, fituese e “She’s On Top”, Ina Pashollari, çifti Albi dhe Xhesiana, si dhe Ledion Grishaj.
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari përfliten si opinionistë. Produksioni ende nuk i ka konfirmuar zyrtarisht emrat.