“Kam shtatë vite single, kam harruar si..”/ Akili habit me rrëfimin në BBVK

Në një bisedë në oborrin e “Big Brother VIP Kosova 5”, Akili u tregoi banorëve se prej shtatë vitesh nuk ka qenë në një lidhje.

“Meqë kam shumë vite single, kam arritur me kuptuar që s’di më me ngacmuar me një person. Kam humbur krejt sensin”, tha ai.

“Kam harruar se si flirtohet me një vajzë”, shtoi Akili.

Më herët, afrimiteti mes Akilit dhe Norës kishte nxitur aludime për një lidhje mes tyre.