Të dashura vajza, mos u mërzisni që jeni single: Ja pse mund të jeni më mirë vetëm

Të qenit beqar nuk do të thotë të ndihesh i vetmuar. Sipas terapistes së çifteve Bonnie Scott, koha pas përfundimit të një lidhjeje mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë çfarë dëshironi dhe çfarë ju nevojitet.

“Kur jemi vetëm ndihemi më të lirë dhe kemi kohë që të fokusohemi që të bëhemi version më i mirë i vetes,” tha ajo.

Një studim i botuar në “Journal of Marriage and Family” raportoi se personat që kishin qenë beqarë për një kohë të gjatë bënin më shumë aktivitet fizik sesa të martuarit. Një studim në revistën “Contexts” gjeti se beqarët u kushtonin më shumë vëmendje miqve dhe familjarëve.

Beqarëria mund të sjellë më pak detyrime të përbashkëta financiare, megjithëse shpenzimet e jetesës mund të jenë më të vështira për t’u përballuar vetëm. Ajo mund të japë edhe më shumë liri në vendimet për karrierën, si pranimi i një oferte pune në një qytet tjetër.