Të gjithë sytë te Elisa Spiropali, ja çfarë u vendos pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka përfunduar punimet,

por kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga partia nuk është hedhur në votim.

Gazetari Muhamed Veliu bën me dije se, në përfundim të mbledhjes nuk është zhvilluar votimi për këtë çështje, pavarësisht kërkesës së bërë nga kreu i PS-së gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura.