Elton Tozaj thyen heshtjen pas “zhdukjes” së tij: Më bënë të vdekur, por ja ku isha dhe çfarë më bënë…!

Gazetari Elton Tozaj ka reaguar në rrjetet sociale pas raportimeve për dhunë ndaj tij dhe zërave për zhdukjen e tij.

Ai tha se telefonat i ishin kontrolluar për kërcënime dhe kritikoi mediat për mënyrën se si raportuan për të dhe familjen e tij.

“Shumë faleminderit të gjithë atyre që u interesuan sinqerisht për mua! Telefonat e mi iu nënshtruan një kontrolli për kërcënime dhe tash e në vijim çdo gjë do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë për çdo situatë të ngjashme! Mediat që më bënë të vdekur i kam lënë në dorë të Zotit dhe gjyqit! Ato që abuzuan në emër të familjes time, Zotit dhe ligjit!”, shkroi Tozaj.