Selin Bollati ka reaguar në Instagram pasi një koment në platformën X e interpretoi mungesën e unazave në disa postime si shenjë krize në marrëdhënien e saj me Gimbon.
“Një gjë është e sigurt, që marrëdhënien time dhe të partnerit tim nuk e mban unaza!!”, shkroi ajo.
“Të ndahesh nuk është fundi i botës. Sot jetojmë në demokraci dhe njerëzit janë të lirë të marrin vendime të ndryshme për jetën e tyre. Ndaj, nëse jeta do të më përballë me një sfidë të tillë (që uroj të mos ndodhë kurrë), unë dhe partneri im kemi pjekuri mjaftueshëm, edhe atë emocionale, për të reaguar publikisht VETË NE për vendimmarrjet tona”, shtoi Selin.
Ajo tha se reagoi për të qetësuar ndjekësit e shqetësuar nga aludimet. “Është jeta juaj dhe ju vendosni si ta jetoni”, përfundoi ajo.