Elijona Binakaj ka reaguar në platformën X pas raportimeve se llogaria e saj në Instagram është hakuar. Ajo falënderoi ndjekësit për mbështetjen dhe tha se beson se llogaria do të rikthehet në ditët në vijim.
“Hey zemra, faleminderit për çdo mesazh dhe çdo mbështetje që ma jepni çdo ditë. I’m okay por jooo edhe në ditët mat mira me ju than të drejtën hahaha. Ndonjëhere gjanat nuk shkojnë siç dëshiron dhe ndodhin shumë gjëra që ju nuk i shihni… Por një gjë është e sigurt, nuk ka gja që une nuk mund ta përballoj hihi. Besoj që edhe Instagrami jem rikthehet gjatë këtyre diteve. Shpresoj të shihemi shumë shpejt aty prap. Ju dua pafund!”, shkroi Elijona.