Sa para dyshohet se iu gjetën ish-ministrit Astrit Haraqisë? Detajet e reja që po bëjnë bujë

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqia,

i arrestuar në operacionin antidrogë “Heshtja”, ka mohuar përfshirjen në trafikimin apo shpërndarjen e narkotikëve.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij nuk u gjetën narkotikë. Policia sekuestroi 7 mijë euro para të gatshme, për të cilat Haraqia tha se u përkasin fëmijëve të tij.

Sipas të njëjtit raportim, Haraqia u dha hetuesve fjalëkalimet e telefonave të tij. Ai tha se ka miqësi prej vitesh me njërin prej të arrestuarve, por mohoi që kjo marrëdhënie të lidhej me veprimtarinë që po hetohet.

Operacioni u zhvillua më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës. Policia arrestoi gjashtë persona dhe sekuestroi rreth 1,6 kilogramë kokainë, substanca të tjera të dyshuara si narkotike, automjete, para dhe pajisje elektronike. Policia e vlerësoi gjithë sasinë e narkotikëve dhe pasurinë e sekuestruar në rreth 301 mijë euro. Të arrestuarit u ndaluan për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë.