Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, kritikoi në Facebook menaxhimin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe kërkoi më shumë llogaridhënie nga institucionet.
“Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë. Dy herë dështim. Dy herë gabim”, shkroi Kraki.
“A mos ka ardhë koha me fillu me u mësu me përgjegjësinë morale si koncept edhe në politikën e Kosovës?”, pyeti ai. “Sepse asnjë fajtor, asnjë përgjegjës, pavarësisht çka ndodhë në këtë vend, seriozisht nuk shkon”, shtoi deputeti.
Reagimi vjen në kohën kur Qeveria e Kosovës ka njoftuar ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë nga Serbia. Kryeministri Albin Kurti tha se masa është përgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtimin e energjisë, për të cilin qeveria e bën përgjegjëse Serbinë. Qeveria paralajmëroi edhe detyrime të reja për Korporatën Energjetike të Kosovës dhe ndërmarrjen Ibër-Lepenc për të përballuar vështirësitë në furnizim.