“Më dhemb shpirti…”/ Brikena bën lëvizjen e papritur pas ndarjes nga Mateo

Brikena Selmani ka njoftuar fansat në Instagram

se po kërkon një familje të re për qenushen e saj, Divën. Ajo ka kontaktuar vajzat që ia dhuruan, duke i pyetur nëse mund ta marrin sërish ose të ndihmojnë në gjetjen e një shtëpie.

Vendimin e ka lidhur me angazhimet profesionale, udhëtimet mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mungesën e familjes pranë.

“Më dhemb shumë kur duhet ta lë vetëm për orë dhe nuk dua që ajo të vuajë nga mungesa e vëmendjes dhe kujdesit”, ka shkruar ajo.

Brikena është shprehur e gatshme të kontribuojë financiarisht për kujdesin e Divës. “Më dhemb shpirti sepse e dua shumë dhe dua vetëm më të mirën për të. Shpresoj të më kuptoni dhe ju lutem mos ma merrni për keq”, ka përfunduar ajo.

Diva u bë pjesë e jetës së Brikenës në fund të shtatorit, ndërsa emrin ia kishte vendosur Mateo Borri.