Kanita Suma ka shpjeguar pse e mban jetën sentimentale larg publikut, ndërsa prej muajsh përflitet për një lidhje me Besarin, djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
“Preferoj të mos flas për jetën private. Është diçka shumë e shenjtë për mua, dhe mendoj se kur është private nuk mund të ndërhyjë asnjë njeri tjetër dhe jam më e qetë. Besoj te syri”, është shprehur ajo.
Këngëtarja nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Besarin dhe nuk ka dhënë hollësi për raportin e përfolur.
Aludimet nisën në mars, kur Kryemadhi tregoi në “Goca dhe Gra” se partnerja e të birit ishte një artiste nga Shkupi, pa zbuluar emrin. Më pas, raportimet mediatike, përfshirë ato të “Prive”, e identifikuan Kanitën si vajzën për të cilën ajo kishte folur.