Në Kosovë, gjatë javës 23–27 nëntor, pritet mot i ndryshueshëm, me reshje shiu dhe intervale me diell. Në zonat malore parashihet edhe borë, ndërsa temperatura më e ulët mund të zbresë deri në −8°C të mërkurën në mëngjes.
Të hënën, më 23 nëntor, do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi, ndërsa në lartësi edhe borë. Temperaturat minimale do të jenë 2–5°C dhe maksimalet 6–9°C.
Të martën, më 24 nëntor, priten vranësira dhe intervale me diell, me ngrica e mjegull në mëngjes. Minimalet do të lëvizin nga −5 deri në −3°C, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 6°C.
Të mërkurën, më 25 nëntor, parashihen ngrica në mëngjes, diell dhe vranësira, me mundësi për riga të dobëta shiu në disa vende. Temperaturat minimale do të jenë nga −8 deri në −3°C dhe maksimalet 2–6°C.
Të enjten, më 26 nëntor, pritet mot kryesisht i vranët me riga shiu, me minimale 0–3°C dhe maksimale 5–8°C. Edhe të premten, më 27 nëntor, parashihen vranësira dhe mundësi për shi, ndërsa temperaturat do të jenë 2–5°C në minimum dhe 6–9°C në maksimum.