Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Kallaku (Myrtezaj), të akuzuar për “Fshehje të të ardhurave”, të kryer dy herë, sipas nenit 180/1 të Kodit Penal.
Sipas ekspertimit kontabël të cituar nga Prokuroria, detyrimet tatimore të shmangura përllogariten në 2.417.311 lekë për vitin 2023 dhe 3.658.210 lekë për vitin 2024, gjithsej 6.075.521 lekë.
Në njoftim përmenden transaksione me pasuri të paluajtshme me burime të pajustifikuara fondesh, si dhe depozitime e tërheqje të konsiderueshme parash cash, për të cilat organi i akuzës ngre dyshime.
Gjatë hetimeve, këngëtarja ka deklaruar se të ardhurat vinin nga koncertet brenda dhe jashtë vendit. Prokuroria pretendon se dokumentacioni i paraqitur prej saj i justifikon këto të ardhura vetëm pjesërisht.