Bardhi i përmendi familjen, Labinot Rexha bën lëvizjen e papritur: I kërkon falje atij dhe Sarës – JA ÇKA NDODHI

Labinot Rexha u ka kërkuar publikisht falje Sara Gjordenit dhe Bardhit, nëse i ka lënduar me deklaratën për martesën e tyre gjatë një interviste në Top Albania Radio.

“Në fund, dua të them se nëse kjo shprehje, të cilën nuk e kam menduar me asnjë prapavijë të keqe, e ka prekur Bardhin apo zonjën e tij, u kërkoj sinqerisht falje”, ka shkruar ai në Facebook.

Debati nisi pasi Rexha tha: “Me i thënë ajo ‘çohu në këmbë’, ai çohet… rri një orë, ai rri”. Bardhi iu përgjigj me një sharje që përfshinte familjen e Labit, ndërsa ky i fundit e ftoi të takoheshin dhe të falnin namazin bashkë.

Në sqarimin e fundit, Rexha tha se krahasimi lidhej me respektin që të dy kanë për bashkëshortet. “Nuk e kam problem të kërkoj falje kur dikush ndihet i lënduar, sepse për mua respekti është mbi gjithçka”, ka shkruar ai.