Dritare të pastra si kristali/ Kjo metodë e lehtë nuk lë asnjë shenjë

Për pastrimin e dritareve, përzieni një litër ujë të vakët, dy lugë uthull të bardhë dhe disa pika detergjent enësh.

Hidheni përzierjen në një shishe me spërkatës, aplikojeni në xhama dhe pastrojini me leckë mikrofibër. Në fund, thajini me një leckë të pastër.

Pastrojini kur dielli nuk bie drejtpërdrejt mbi dritare, për të shmangur njollat dhe vijat në xham.