Arbana Osmani do të vijojë drejtimin e
“Ferma VIP” edhe në edicionin e katërt. Vazhdimësia e saj u konfirmua në shtator përmes spotit të ri të Vizion Plus, ku shfaqej sërish si prezantuese.
Pas finales së edicionit të tretë, mesazhi ku e përshkruante përvojën si “një kujtim shumë i bukur” dhe mungesa e saj me Eduart Grishajn në festën pas finales kishin nxitur aludime për largim nga formati.
Moderatorja iu bashkua projektit pas largimit nga “Big Brother VIP Albania” dhe një periudhe larg ekranit. Në këtë eksperiencë bashkëpunoi edhe me Grishajn, i cili mori përsipër regjinë.
Për sezonin e ri është përfolur mundësia e një nisjeje në vjeshtë, në vend të pranverës. Emrat e konkurrentëve, paneli dhe detajet e tjera të produksionit mbeten për t’u bërë të ditura.