Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Kallaku (Myrtezaj), të akuzuar për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, të kryer dy herë, sipas nenit 180/1 të Kodit Penal.
Sipas ekspertimit kontabël të cituar nga Prokuroria, detyrimet tatimore të shmangura përllogariten në 2.417.311 lekë për vitin 2023 dhe 3.658.210 lekë për vitin 2024, gjithsej 6.075.521 lekë.
Organi i akuzës ngre dyshime për transaksione me pasuri të paluajtshme me burime të pajustifikuara fondesh, si dhe depozitime e tërheqje të konsiderueshme parash cash.
Këngëtarja ka deklaruar gjatë hetimeve se të ardhurat vinin nga koncertet brenda dhe jashtë vendit. Prokuroria pretendon se dokumentacioni i paraqitur prej saj i justifikon ato vetëm pjesërisht.