Policia e Kosovës ka njoftuar se janë bllokuar llogaritë bankare në Kosovë të lidhura me fushatat humanitare të Endrit Azemit. Ai dyshohet për mashtrim, pasi kishte kërkuar para duke pretenduar se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Fondet në këto llogari do të mbeten të ngrira deri në një vendim të gjykatës. Ndërkaq, për paratë e mbledhura përmes “GoFundMe” në Gjermani, ka nisur rimbursimi i donatorëve.
Hetimet janë zhvilluar nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Azemi u arrestua më 21 nëntor 2026, ndërsa më 23 nëntor Gjykata Themelore në Gjilan i caktoi një muaj paraburgim.