Loja që “boshatisi” klasat/ Ja sa nxënës braktisin mësimin brenda një dite

Frekuentimi në shkollat e mesme në

Britaninë e Madhe shënoi rënie më 19 nëntor, datë e planifikuar për lançimin e GTA 6. Ndërkohë, u raportua rritje edhe e mungesave në punë.

Sipas të dhënave nga 1.415 institucione arsimore, me mbi 1.3 milionë nxënës, frekuentimi atë ditë ishte 88.8%, krahasuar me mesataren 91.3% në ditët e tjera të javës. Te djemtë e vitit të fundit, mungesat u rritën nga 8.9% në 13.8%.

Kompania e burimeve njerëzore BrightHR raportoi se mungesat në punë të regjistruara për arsye shëndetësore u rritën me 56% krahasuar me të enjten e javës së kaluar.

Megjithatë, këto statistika nuk konfirmojnë se nxënësit apo punonjësit munguan për të luajtur GTA 6. Përputhja e datave ka nxitur diskutime, por nuk provon lidhje shkakësore.