Emanuela Shahini, 31 vjeçe, ka humbur jetën në një aksident në Prata di Pordenone, Itali. Me të udhëtonin dy fëmijët e saj, 6 dhe 4 vjeç, si dhe një shok i tyre 10-vjeçar, të cilët mbetën të plagosur.
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 në rrugën Vittorio Emanuele, teksa po i çonte fëmijët në një festë ditëlindjeje. Sipas Policisë, ajo humbi kontrollin e “Ford Fiesta”-s në një kthesë dhe automjeti u përplas me një shtyllë betoni.
Shahini u nxor nga makina nga ekipet e shpëtimit dhe u transportua në spitalin e Pordenones, ku ndërroi jetë nga plagët.
Vajza 4-vjeçare u dërgua me helikopter në spitalin e Udines në gjendje të rëndë. Fëmija 6-vjeçar dhe shoku 10-vjeçar u transportuan me ambulancë në spitalin e Pordenones.