Prokuroria e dërgoi në gjyq, Xhensila thyen heshtjen/ Reagimi i parë që po komentohet në rrjet

Xhensila Myrtezaj ka promovuar në Instagram koncertin e 27 nëntorit në Birmingham të Anglisë, ku do të performojë me Elgit Dodën. Ky është publikimi i saj i parë pas lajmit për dërgimin në gjyq, ndërsa këngëtarja nuk i ka komentuar publikisht akuzat.

Prokuroria e Tiranës e akuzon për fshehje të të ardhurave gjatë viteve 2023 dhe 2024. Sipas ekspertimit kontabël të cituar nga organi i akuzës, detyrimi tatimor i shmangur arrin në 6.075.521 lekë.

Gjatë hetimeve, Xhensila ka deklaruar se të ardhurat burojnë nga koncertet dhe aktiviteti muzikor brenda e jashtë vendit. Çështja do të shqyrtohet nga gjykata, ndërsa ajo gëzon prezumimin e pafajësisë.