Leonard Ademaj ka kujtuar motrën e tij, Liridonën, në trevjetorin e vrasjes, përmes një dedikimi në rrjetet sociale.
“Sot bëhen 3 vite që kur na u këput një pjesë e shpirtit, 3 vite që jetojmë me mungesën, dhimbjen dhe mallin për ty, motra jonë e shtrenjtë”, ka shkruar Ademaj.
Ai ka përmendur edhe dy djemtë e saj, të cilët po rriten pa nënën, duke theksuar se dënimet nuk e zbusin humbjen.
“Burgimi i përjetshëm për ata që ta morën jetën është pak për atë që kanë shkaktuar. Asnjë dënim nuk të kthen ty, asnjë ditë burgu nuk i shlyen lotët, dhimbjen dhe boshllëkun që na ke lënë”, ka shkruar ai.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në Bërnicë të Prishtinës. Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim. Apeli i la në fuqi dënimet më 23 nëntor 2026.