Pesë minuta në ring, miliona euro në xhep! Ja sa fituan Nelson Hysa dhe Agit Kabayel në Gjermani
Agit Kabayel raportohet të ketë përfituar deri në 7 milionë euro nga përballja me Nelson Hysën në Dyseldorf, e cila zgjati rreth pesë minuta. Sipas “Bild”, pagesa bazë e gjermanit ishte rreth 3.6 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër erdhi nga biletat dhe transmetimet me pagesë.
Për Hysën, “Pursue Payouts” raporton një pagesë bazë prej rreth 450 mijë eurosh.
Boksieri shqiptar u tërhoq në raundin e dytë për shkak të një dëmtimi në krahun e djathtë, duke pësuar humbjen e parë pas 25 fitoresh radhazi. Kabayel ruajti titullin WBC në peshat e rënda dhe arriti në 28 fitore pa humbje. Dueli u zhvillua përpara rreth 53 mijë tifozëve.